Site icon Telegrafi

Mickoski zotohet ta rrëzojë Zaevin me protesta popullore

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se partia e tij në maj do të fillojë me protesta për rrëzimin nga pushteti të Zoran Zaevit.

Nga Sopishtja, Mickoski porositi se sërish do të jetë me popullin dhe në maj do të nisen që ta rrëzojnë për t’ia treguar vendin e duhur, siç thotë, në anën e errët të historisë.

Paraprakisht, Mickoski pranoi se më 27 prill ka qenë në Kuvendin e Maqedonisë, duke u shprehur se edhe atëherë ka qenë me popullin./Telegrafi/

Exit mobile version