Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski u takua sot me anëtarët dhe mbështetësit e kësaj partie në Krushevë, ku diskutoi për situatën aktuale politike si dhe gjendjen aktuale të dëmshme ekonomike, që sipas tyre, po e zbaton LSDM.
Ne nuk do të premtojmë se kemi 500 euro paga, por do të tregojmë metodologjinë se si të arrijmë deri tek marrja e 500 euro pagë. Ne nuk do të premtojmë se të gjitha paratë do të jenë në mesin e qytetarëve dhe nga ana tjetër do të vendosim taksa të reja më të mëdhaja për t’i marrë ato para, por ne do të premtojmë një jetë dinjitoze për të gjithë qytetarët, e kundërta e asaj që është tani, dhe atë do ta premtojmë dhe do ta bëjmë që në mandatin e parë dhe pastaj qytetarët le të gjykojnë”, tha Mickoski.
Ai shtoi se gjendja në vend është alarmante dhe se po e humbim shtetin.
“Zaev ikën nga debati vetëm për shkak të paaftësisë së tij, mos kujdesi për zgjidhjen e problemeve për sigurimin e jetës më dinjitoze dhe më cilësore për qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, tha Mickoski.