Site icon Telegrafi

Mickoski: Zaev dëshiron të më paraqet që unë jam qeveria që të amnistohet nga fiaskoja me Covid-19

Më vjen keq që tragjedia dhe fiaskoja që po ndodh me përhapjen e virusit, Zoran Zaev e përcjell në një luftë të thjeshtë politike të përditshme, në një situatë kur më shumë se 50 persona infektohen çdo ditë, ndërsa numri i të vdekurve po rritet, tha kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Masat kundër krizës me coronavirusin janë hequr me rekomandimin e Komisionit për sëmundje infektive të udhëhequr nga politikani Karaxhovski, dhe vendimi është marrë nga qeveria e Zaevit dhe Spasovskit. Shumica në atë qeveri i takojnë Zoran Zaevit dhe LSDM-së. Ata duan të paraqesin që unë dhe OBRM-PDUKM jemi qeveria, vetëm që të amnistohen nga përgjegjësia e tyre për vendime dhe vlerësime të gabuara”, shkruan Mickoski në Facebook.

Ai shtoi se Ministri Naqe Çulev është një profesionist i lartë i cili, siç tha ai, punon në përputhje me vendimet e qeverisë, zbaton ligjet dhe mbron qytetarët./Telegrafi/

Exit mobile version