Lideri i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hrisitijan Mickoski dhe kandidati i koalicionit të udhëhequr nga partia për kryetar të Ohrit, Mitër Milloshevski, sot realizuan takim me përfaqësuesit e subjekteve të qytetit dhe zonës përreth, aktiviteti i të cilave lidhet drejtpërdrejt me turizmin odën e biznesit.
Mickoski para mbledhjes tha se qëllimi i takimit me përfaqësuesit e hoteleve, objekteve hotelerike, si dhe institucioneve arsimore, është që të diskutojë se çfarë ka qenë një projekt i suksesshëm në të kaluarën dhe në të njëjtën kohë të dëgjojë sugjerimet që në të ardhmen do të rrisin dhe përmirësojnë ofertën turistike në Ohër.
Pas takimit të Mickoskit në Ohër, kanë reaguar nga partia në pushtet LSDM, ku siç thonë se Mickoski mund të ofron vetëm pengesa dhe bllokada.
“Si në Ohër ashtu edhe në të gjithë vendin, Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM mund të ofrojnë vetëm shkatërrime, bllokada dhe lajme të rreme, prandaj qytetarët përsëri do të ndëshkojnë politikat e tyre shkatërruese”, thonë nga LSDM./Telegrafi