Site icon Telegrafi

Mickoski: Do të fitojmë bindshëm në zgjedhjet presidenciale

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se “koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” e kryesuar nga partia më e madhe opozitare dhe më e madhe në vend jep mbështetjen e plotë ndaj kandidates Gordana Siljanovska Davkova”.

“Ne besojmë fuqishëm, në bazë të matjeve të mendimit publik se kryetarja e ardhshme e Republikës së Maqedonisë është profesoresha Gordana Siljanovska. E shfrytëzoj këtë mundësi t’u bëj thirrje qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, maqedonasve, serbëve, boshnjakëve, turqve, romëve, vllehëve dhe të gjithë të tjerët të bashkohen me ne më 21 prill dhe masovikisht të dalin për votime, të japin mbështetje për kandidatin nga koalicioni ‘Për Maqedoni më të mirë'”, tha Mickoskski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se në këtë mënyrë do të hapet dera për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare në të cilat, siç tha ai, është i bindur se ai dhe koalicioni do ta mposhtin zaevizmin në Republikën e Maqedonisë.

“Do të formojmë qeveri të re dhe do të nisë erë e re për Republikën e Maqedonisë”, tha Mickoski pas takimit./Telegrafi/

Exit mobile version