Kryetari i partisë opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar aktivitete konkrete kundër Qeverisë së Zoran Zaevit.
Ai ju bëri thirrje qytetarëve për protesta gjithpopullore, duke filluar nga 2 qershori, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në ditën kur Qeverinë do ta marrim në duar, projektet tona do të prezantohen para tubimit popullor më 2 qershor para Qeverisë. Nga ajo ditë do të fillojë beteja jonë në terren”, tha Hristijan Mickoski.
Mickoski akuzoi Qeverinë për dështim në zbatimin e reformave, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike. Sipas tij, e gjithë kjo e keqe ka një emër dhe mbiemër.
Ai shtoi se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Qeveria Zaev do të mbetet histori./Telegrafi/