Site icon Telegrafi

Mickoski: Siljanovska do t’i shfuqizoj privilegjet e pushtetit

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencën e grave të kësaj partie tha se “Maqedonia është në udhëkryq të madh dhe besoj fuqishëm se do të zgjidhet rruga e vërtetë. Maqedonisë i duhet kryetare. Erdhi koha kur një profesoreshë e fortë si profesoresha Siljanovska do ta mbrojë drejtësinë dhe interesat shtetërore”.

“Presidentja do ta vë ligjin dhe drejtësinë, që do të luftojë për ligje sipas Kushtetutës, që do të ndërtojë diplomaci të bazuar në kompetenca. Kryetarja do të jetë ekuilibër mes pushteteve, do të luftojë për çështjet ekologjike.Do të punojë për të shfuqizuar privilegjet e pushtetit, presidente që do të jetë zëri juaj në politikë”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i OBRM-PDUKM-së, thotë kreu i kësaj partie, është fitorja në zgjedhjet presidenciale.

“Fitore e drejtësisë me çdo kusht, fitore pavarësisht nga tmerri. Fitore pa dallim se sa e vështirë do të jetë, sepse pa fitore nuk ka mbijetesë. Sot shkojmë për fitore, do të fitojmë fuqishëm dhe bindshëm”, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski./Telegrafi/

Exit mobile version