Telegrafi

Mickoski: Së shpejti Komisioni për çështje historike RMV-Bullgari do të ketë anëtarë të rinj

Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi se në seancën e ardhshme të qeverisë ose atë pas saj do të bëhen të ditur anëtarët e rinj të ekipit të RMV-së nga komisioni i përzier për çështje historike dhe arsimore ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Këto ditë pres të takohem me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Ai tani është jashtë shtetit, mendoj se dje ishte në Bled, sot në Beograd, dhe pastaj shkon në një vend tjetër. Kur ta takoj, do t’i specifikojmë. Ka disa ide, ka disa mendime. Mendoj se në seancën e ardhshme qeveritare apo pas asaj do të kalojë përbërja e re e komisionit që negocion për çështje historike me fqinjin tonë lindor, por edhe me atë jugor”, tha Mickoski pas fillimit të ndërtimit të fabrikës për bateri litiumi në ZZHTI Shkup.