Site icon Telegrafi

Mickoski së pari takim me Ahmetin, pastaj me Zaevin

Bisedimet për qeverinë teknike fillojnë sot në ora 16:00 me takimin në Kuvendi e Maqedonisë midis kryetarëve të OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së, Hristijan Mickoski dhe Ali Ahmeti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Menjëherë pas kësaj, kryeministri Zoran Zaev do të takohet me Mickoski në Qeveri, dhe ata do të bien dakord për zgjidhjen e kuadrit për qeverinë teknike. Nga OBRM-PDUKM konfirmuan se takimi është për krijimin e qeverisë teknike dhe është një detyrim ligjor. Nga BDI thonë se Ahmeti nuk do të hapë çështje tjetër me Mickoski përveç qeverisë teknike. Edhe takimi mes kryeministrit dhe liderit të opozitës në orën 17:00 është për konsultime teknike të qeverisë.

Zaev dje tha se dorëheqja e tij ishte gati dhe po priste vetëm për nënshkrim. Ai dje shprehu kënaqësinë për paralajmërimin se Kuvendi do të miratojë të gjitha ligjet që hyjnë në fuqi prej 1 janar 2020.

Ai theksoi se nëse deputetët do të mbanin fjalën e tyre nuk do të kishte nevojë të vonojë zgjedhjet. Në lidhje me takimin e sotëm me drejtuesin e OBRM-PDUKM-së, tha se kjo është me kërkesë të Mickoski sepse është në përputhje me Ligjin për Qeverinë./Telegrafi/

Exit mobile version