Kryeministri Hristijan Mickoski sot tha se rritja e buxhetit për vitin e ardhshëm pritet të jetë 3.7%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Po, buxheti ka kaluar në seancën e qeverisë, duhet t’u paraqitet deputetëve këto ditë. Unë pres që 3.7 për qind të jetë rritja mesatare vitin e ardhshëm. Unë pres që në tremujorin e tretë të lëvizë ndërmjet 2.5 dhe 3 për qind. Pres në tremujorin e katërt ndërmjet 3 dhe 3.5 për qind dhe nuk do të habitesha nëse tremujori i parë i vitit, nëse gjithçka shkon ashtu siç projektojmë dhe me investimet e kompanive dhe investimet e shtetit, të arrijmë në katër. Dhe nuk do të habitesha që vitin e ardhshëm të jetë 3.7 më shumë, sepse këta janë treguesit që kemi aktualisht në dispozicion.
Ka ende disa gjëra që duhet të fillojnë të funksionojnë, disa fabrika që nuk kanë filluar ende. Pres që të fillojnë në periudhën e ardhshme. Pra projeksioni për vitin e ardhshëm është 3.7%, por nuk do të habitesha nëse do të ishte edhe më shumë”, tha Mickoski.
Kryeministri shtoi se investimet kapitale janë në nivelin 50 miliardë, nga të cilat 32 miliardë janë nga buxheti, 18 miliardë të mbetur janë nga ato programe aktuale./Telegrafi/