Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, thotë se niveli i realizimit të investimeve kapitale prej vetëm 49 përqind është i turpshëm.
Sipas tij, kjo do të thotë se Qeveria është e paaftë për të lëvizur tutje, duke shtuar se borxhi publik është rritur për 914 milionë euro, duke arritur në pesë miliardë e shtatqind milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mickoski e ka komentuar edhe anketën më të re të publikuar sot, ku LSDM është në epërsi ndaj OBRM-PDUKM-së.
Duke u shprehur se i ka lexuar, ai anketën e konsideron motivuese për LSDM-në dhe Zaevin, duke shtuar se nëse kjo është e vërtetë atëherë të shkohet në zgjedhje dhe të vendosë populli./Telegrafi/