Telegrafi

Mickoski: Perspektiva evropiane është rrezikuar nga pushteti (Video)

Sipas liderit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, perspektiva evropiane gjithnjë e më shumë është e kërcënuar, nga se siç thotë, klientelizmit dhe fuqisë së Zoran Zaevit, paaftësia dhe motivet egoiste për të qeverisur për dobi të tyre personale.

“OBRM-PDUKM do të veprojë me përgjegjësi dhe do të luftojë që vendi të marrë një datë për negociata, pavarësisht nga të gjitha skandalet, operacionet, dështimet dhe mashtrimet e qeverisë, sepse qytetarët nuk meritojnë të jenë viktimë e një qeverie jokompetente që po fillon të përhapë euroskepticizmin”, deklaron Mickoski nëpërmes një video.

Kreu i opozitës fajëson kryeministrin për shantazhe dhe kërcënime.

“Bota mikro e Zaev bëhet marrëdhënia e tij me botën jashtë. Pra, tani e shohim atë që ai bëri ndaj opozitës, shantazheve, kërcënimeve dhe frikësimeve në një formë të moderuar, ai e zbatoi dhe praktikoi drejt partnerëve tanë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”, deklaroi Mickoski./Telegrafi/