Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hirstijan Mickoski, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” kërkon përgjegjësi nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për arratisjen e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.
“Përgjegjësi për mënyrën e lëvizjes, metodat e arratisjes së Gruevskit duhet të kërkohet te Qeveria, më saktësisht te Zaevi dhe Spasovski. Edhe pse presioni, më saktë përndjekja politike që e bën Qeveria është i motivuar politikisht dhe është shumë i qartë, vet veprimin e arratisjes nuk e arsyetoj, nuk është opsion, posaçërisht që disa persona të tjerë dhe familjet e tyre do t’i vuajnë pasojat e një veprimi të tillë”, shkroi Mickoski në “Facebook”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai akuzon Qeverinë metoda kryesore e veprimit të Qeverisë është përndjekja politike dhe terrori dhe se kemi shtet të kapur ky qytetarët ballafaqohen me varfëri, tatime të rritura./Telegrafi/