“Unë do të doja dhe besoj fuqimisht që BE do të mbajë fjalën e saj dhe atë që ka premtuar në të kaluarën. Por kjo nuk është çështja. Më kujtohet takimi i liderëve që patëm tre vjet më parë në maj në Klubin e Deputetëve, kur u përmend për herë të parë mundësia e ndryshimeve kushtetuese për Maqedoninë e Ilindenit. E pyeta Zaevin shumë qartë: A jeni i vetëdijshëm që me këtë po thyeni të gjitha pozicionet negociuese disa-dekadëshe të Maqedonisë? Por, ai më thotë, “ne do të bëhemi anëtare të NATO-s dhe BE-së.” Jo vetëm që nuk u bëmë anëtar, por as nuk filluam negociatat. Dhe, anëtar i NATO-s, nëse do të ishte interes gjeostrategjik, ne do të ishim bërë pa ndryshuar emrin”.
Këtë e tha në një intervistë për “Fokus” kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sipas të cilit Maqedonia do të ishte anëtare e NATO-s edhe pa ndryshuar emrin, edhe “pa mos u poshtëruar nga Zoran Zaevi”.
“Narrativin e ndërtojnë ata që ju nxitohet. Dhe nga ai nxitim, e shohim se deri ku kemi arritur. Të tallen me ne në Evropë. Sot, gjysma e Evropës na komenton se ne kemi ndryshuar emrin, Kushtetutën dhe nuk kemi marrë asgjë në këmbim. Ata që nxitojnë janë problem i këtij vendi. Unë nuk nxitoj kur bëhet fjalë për interesat kombëtare dhe mbrojtjen e tyre”, tha Mickoski.
Ai shtoi se për shkak të politikave të Zoran Zaevit, Maqedonia është bërë shtet me të cilin qeshet e gjithë Evropa./Telegrafi/