Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, tha se ata diskutuan për tre tema, propozimin e ministrit teknik të Ministrisë së Brendshme, propozim zgjidhjet e tjera të propozuara nga OBRM-PDUKM për qeverinë teknike dhe mundësinë për ndryshimin e modelit zgjedhorë, temë e iniciuar nga Kryeministri Zaev.
Sa i përket ministrit teknik të brendshëm, Mickoski nuk e zbuloi emrin e tij edhe pse emri i Dragan Kovaçkit tashmë e ka njoftuar “Alsat”.
Sidoqoftë, Mickoski tha se ai është një profesionist me një biografi mbresëlënëse që do të rifreskojë skenën politike të Maqedonisë. Emri do të bëhet i ditur pas bisedës telefonike me kryeministrin Zaev këtë mbrëmje për të konfirmuar propozimin, megjithëse në takim nuk ka pasur kundërshtime dhe vërejtje”, tha Mickoski.
Ai tha se përsëri do të takohen të hënë ku do të bisedojnë edhe për ministrat dhe zëvendësministrat e tjerë./Telegrafi/