Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, së bashku me një delegacion nga partia dje realizoi takim me Andrew Page, drejtorin e Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Ministrinë për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, njoftojnë nga partia.
Në takim u theksuan marrëdhëniet e mira bilaterale në mes Britanisë së Madhe dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe nevoja e përmirësimit të tyre.
“Në lidhje me gjendjen politike në Maqedoni, Mickoski e njoftoi Page për keqpërdorimet e shumta të pushtetit. Mickoski gjithashtu informoi bashkëbiseduesin se qëndrimi i OBRM-PDUKM-së për marrëveshjen me Greqinë ngelën i fortë dhe princip dhe se partia nuk mund të mbështes përmbajtjen e së njëjtës”, thuhet në deklaratën e partisë. /Telegrafi/