Site icon Telegrafi

Mickoski nuk pret ta shkarkojë Zaevi, jep dorëheqje nga dy pozicione në qeveri

Drejtori aktual i ELEM-it, Hristijan Mickoski, nuk ka pritur që kryeministri Zoran Zaev ta shkarkojë. Ai ka dhënë dorëheqje nga dy pozicionet në qeveri, si këshilltarë i kryeministrit dhe anëtarë i një komisioni qeveritar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga dita e parë e punës së qeverisë së re (1 qershor), Mickoski ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i anëtarit në Komisionin për zbatimin e procedurës për dhënien e kontratave për krijimin e partneriteteve publike-private.

Mickoski për momentin nuk është “dorëzuar” nga pozicioni i drejtorit në kompaninë shtetërore ELEM, por pritet që së shpejti të shkarkohet dhe në vend të tij të vijë dikush tjetër.

Ai sot deklaroi se është i hapur për bashkëpunim me pasuesin që do të vijë në vend të tij dhe tha se do t’i propozojë që të vazhdojë me disa projekte të filluara në kompani./Telegrafi/

Exit mobile version