Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski sot së bashku me nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikolloski në Budapest ka realizuar takim me kryetarin e partisë FIDESH dhe kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Siç kumtojnë nga OBRM-PDUKM, në takim janë konstatuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet dy partive dhe është biseduar për realizimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë.
“Lideri i OBRM-PDUKM-së Mickoski falënderoi Hungarinë për mbështetjen që i jep Maqedonisë duke theksuar se kjo është dëshmi e miqësisë së vërtetë dhe duke shpresuar se kjo mbështetje do të vazhdojë duke pasur parasysh se Hungaria vitin e ardhshëm do të marrë kryesimin me Bashkimit Evropian”, informuan nga OBRM-PDUKM.
Në takim u bë një pasqyrë e bashkëpunimit dhe punës së dy partive me qëllim të shkëmbimit të përvojave që janë shfrytëzuar në përgatitjen e programit të OBRM-PDUKM-së për zgjedhjet e ardhshme. U bisedua edhe për projektet e ardhshme dhe planet zhvillimore të cilat sipas njoftimit, “do të realizohen menjëherë pas ndryshimit të pushtetit në Maqedoni”.