Telegrafi

Mickoski: Këto zgjedhje presidenciale përcaktojnë të ardhmen e Maqedonisë

Gjatë vizitës së tij në Kuklish të Strumicës, kryetari i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski tha se në këto zgjedhje presidenciale përcaktohet e ardhmja e Republikës së Maqedonisë.

“Për fat të keq situata s’është e mirë, shumë e keqe është, të gjithë ato premtime të parealizuara, pritjet e parealizuara e mërzisin dhe lodhin qytetarin e Maqedonisë pa dallim të përkatësisë etnike. Nuk flas vetëm për maqedonasit, flas edhe për shqiptarë, edhe për turq, edhe për rimë, vllahë, serbë”, sqaroi Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mickoski tha se në Butell i kanë ardhur bashkëqytetarë shqiptarë nga fshatrat përreth që i kanë treguar se janë të dëshpëruar nga ky pushtet sepse gjithçka që kanë premtuar posaçërisht në zgjedhjet lokale asgjë s’kanë realizuar.

“Mundimi e të gjithëve është e barabartë, të gjithë e ndjejmë të njëjtin mundim që është secilën ditë në Maqedoni dhe e vetmja mënyrë ta ndihmojmë veten është që të fitojmë në këto zgjedhje presidenciale, e më pastaj të fitojmë në zgjedhjet e parakohshme kuvendare që shumë shpejt do të ndodhin pas zgjedhjeve presidenciale”, theksoi Mickoski./Telegrafi/