Site icon Telegrafi

Mickoski: Gjendja ime shëndetësore është e mirë, do t’i respektoj rekomandimet

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickosk në rrjetin social ‘Facebook’ shkroi se gjendja e tij shëndetësore deri në këtë moment është e mirë.

“Gjatë ditës së djeshme, pas marrjes së informacioneve për gazetarin me të cilin kisha intervistë saktësisht para një jave, bëra test ku rezultatet rezultuan negative”, shkruan Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

AI shtoi se do t’i respektojë rekomandimet e punonjësve shëndetësore dhe gjatë periudhës së ardhshme do të jetë në vetizolim.

Lexo po ashtu Filipçe: Mickoski dhe Zaev në vetizolim të detyrueshëm, dyshohet se u infektuan nga një gazetar me coronavirus

“Vazhdoj nga shtëpia ime ta ndjek gjendjen aktuale. T’ju japin mbështetje atyre që ndodhen në linjën e parë kundër pandemisë. Shpreh falënderime për të gjithë ata që shfaqën interes për shëndetin tim. Do vazhdojmë të luftojmë kundër pandemisë që na solli krizë ekonomike, sanitare dhe shëndetësore. Jam i sigurt se bashkërisht do të fitojmë”, shkroi Mickoski./Telegrafi/

Exit mobile version