Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot në konferencë për shtyp theksoi se i është ofruar ryshfet për një projekt në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Nuk mundem asnjëherë si kryeministër të vendo nënshkrim të projektit, të harxhojë gjysmë milionë para të qytetarëve tanë, për projekt i cili mbaron një gjysmë tunel në një rrugë qore. Derisa të jem unë Kryeministër kjo nuk do të ndodh.
Së dyti për shkak që kam qenë viktimë e një përpjekje për ryshfet lidhur me këtë projekt, unë thash kështu siç është tani asnjëherë nuk do ta mbështes, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për para të taksapaguesve tanë por edhe për të Evropës”, tha Mickoski.
Ai tha ky projekt siç është kështu asnjëherë nuk do ta nënshkruajë derisa unë të jem Kryeministër.
Në pyetjen e gazetarëve për shumë detaje rreth kësaj, Mickoski nuk pranoi të përgjigjet por tha se dokumentet janë dorëzuar në institucionet kompetente./Telegrafi/