Telegrafi

Mickoski: Ekziston dyshimi për falsifikim të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski realizoi takim në Zagreb me kryeministrin e Republikës së Kroacisë dhe kryetarit të partisë simotër HDZ, Andrej Plleknoviq.

Në takim Mickoski dhe Pllenkoviq kanë biseduar për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë. Mickoski, siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, ka njoftuar Pllekoviq për korrupsionin dhe krimin si dhe se, siç thonë nga partia “Maqedonia është shtet i kapur kapur”.

“E njoftova për gjendjen në Republikën e Maqedonisë ku ceka shqetësimin tim për shkak të rritjes së korrupsionit, krimit dhe shtetit të kapur, tregtinë e të drejtës dhe shtetit të së drejtës, si dhe për dyshimin për falsifikim të mundshëm gjatë zgjedhjeve të ardhshme”, thotë Mickoski.

Dy bashkëbiseduesit vlerësuan se ky takim ka qenë i mirë për t’u shkëmbyer përvojat dhe të intensifikohet bashkëpunimi me sy vendeve, si dhe bashkëpunimi i mirë mes dy partive simotra./Telegrafi/