Site icon Telegrafi

Mickoski: Deputetët e OBRM-PDUKM-së do të dorëzojnë iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Deputetët e OBRM-PDUKM-së do të paraqesin iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski në Facebook.

Sipas bindjeve të kryeministrit, Këshilli Gjyqësor është pjesë e një sistemi që mbetet bastioni kryesor i korrupsionit, padrejtësisë dhe zhgënjimit.

“Shteti dhe qytetarët kanë nevojë për drejtësi dhe drejtësia mund të arrihet përmes reformave të thella dhe ndryshimeve serioze në ndryshim nga praktikat e deritanishme të abuzimit që kanë hedhur rrënjë të thella në sistem. Maqedonia duhet të luftojë kundër kënetës së saj të korruptuar që e mban rob dhe peng dhe është shkaku i rënies dhe zhgënjimit të shumë qytetarëve të saj”.

“Prandaj, deputetët e OBRM-PDUKM-së do të paraqesin iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, i cili, për bindjen time të thellë, është pjesë e sistemit që mbetet bastioni kryesor i korrupsionit, padrejtësisë dhe zhgënjimit. Maqedonia duhet të fitojë!”, ka shkruar Mickoski në Facebook.

Exit mobile version