Site icon Telegrafi

Mickoski: Anulimi i datës për fillimin e bisedimeve me BE-në është katastrofal

Është katastrofal anulimi i datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, më së paku që mund të bëj në këtë moment Ministri për Punë të Jashtme është të jap dorëheqje, deklaroi Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Zoran Zaevi në shumë raste e vërtetoi se çka do të deklaroj, është gënjeshtër. Kjo është katastrofale për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Jo vetëm që i shiti interesat shtetërore dhe kombëtare, jo vetëm që u përpoq të ratifikojë një akt kapitullimi, tash e shohim se përfitimi nuk është. Gjithë kohës përpiqej të manipulojë me ndjenjat e qytetarëve dhe ndërgjegjen e tyre. Do të përpiqen të krijojnë mjegull, të paarritshmen t’ua shfaqin si të arritshme, do të përpiqen të na tregojnë se prej tash mjaltë dhe qumësht do të rrjedhë nga shteti”, deklaroi Mickoski.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së tha se qeveria dhe Zaevi nuk kanë as plan, as vizion se si të vazhdojnë më tej, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo që ndodhi tash është edhe një humbje e diplomacisë tonë, më e pakta që mund të bëj është që Ministri i Punëve të Jashtme të jep dorëheqje të pakthyeshme”, thotë Krytetari i OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version