Site icon Telegrafi

Mickoski: Ali Ahmeti temën që bullgarët të përfshihen në kushtetutë e ka politikë ditore

Të drejtat e komunitetit bullgar nuk janë temë për politikë ditore, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, duke shprehur keqardhje që lideri i BDI-së Ali Ahmeti këtë, siç theksoi, po e përdor duke menduar se “se kështu do të marrë pikë, të futet te fqinjët në vend me ata në shtëpi, me të cilët ndan përditshmërinë”.

I pyetur për koment për takimin e sotëm të liderit të BDI-së Ali Ahmeti me ambasadorin bullgar në vend Zheljazko Radukov, pas të cilit partia nga Reçica e Vogël doli me kumtesë se “komuniteti bullgar në Maqedoninë e Veriut është realitet dhe duhet të përfshihet në Kushtetutë”, Mickoski porositi “nuk mendoj se është politikë e duhur, por le të vazhdojë”.

“Bullgaria është nënshkruese e rezolutës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërsa ka 14 aktgjykime të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut që thonë se Bullgaria nuk i respekton të drejtat e komunitetit maqedonas. Dhe zero për realitetin në Maqedoni për komunitetin bullgar. Më vjen keq që Ahmeti e përdor si politikë ditore, por kjo është strategjia e tij. Ai mendon se kështu do të marrë pikë, të futet te fqinjët në vend me ata në shtëpi, me të cilët ndan përditshmërinë, nuk mendoj se është politikë reale, por le të vazhdojë”, tha Mickoski.

Disa qindra qytetarë, theksoi Mickoski, e përdorin gjuhën bullgare si gjuhë amtare dhe nuk mund të themi se ata nuk ekzistojnë, ashtu siç shtatë-tetë herë ka më shumë bullgarë në Shqipëri sesa në Maqedoni.

“Dhe ky është gjithashtu një realitet. Nuk mund të themi se nuk janë realitet. Por, gjithashtu është realitet edhe komuniteti maqedonas në Bullgari. Nëse ne flasim t’i përfshijmë bullgarët në Kushtetutë tani, atëherë duhet të flasim dhe të shohim se çfarë të drejtash ka komuniteti maqedonas në Bullgari dhe ta krahasojmë realitetin e komunitetit bullgar këtu te ne dhe komunitetit maqedonas në Bullgari. Dhe atëherë mund të nxjerrim përfundime të vërteta. Për mua nuk është temë për politikë ditore. Është një temë që duhet ta bisedojmë në mënyrë strategjike, me vizion, sepse ajo temë duhet neve të na e hapë dhe ta garantojë anëtarësimin në kuadër të BE-së në bazë të kritereve të Kopenhagës”, theksoi Mickoski.

Exit mobile version