Site icon Telegrafi

Mickoski akuzon Zaevin për shitje të tokës ndërtimore në Strumicë (Video)

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka hedhur akuza të rënda ndaj Kryeministrit Zoran Zaev, për shitje të tokës ndërtimore shtetërore.

Sipas tij, në cilësi të kryekomunarit të Strumicës, Zaev ka shitur tokë për Vice Zaevin, vëllai i kryeministrit. përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mickoski thotë se në ankandin publik për tjetërsim të tokës ndërtimore është paraqitur vetëm një ofertues, Sashko Bërndevski, ortak në afarizëm me njërën nga kompanitë e Vice Zaevit.

Në parcelën ndërtimore në fjalë, Mickoski thotë se Zaevi i ka dhënë leje ndërtimi për tetë banesa shtatëkatëshe, pikërishtë Sashko Bërndevskit, i cili ka nënshkruar marrëveshje ndërtimore me firma, ku pronarë apo pjesë e tyre janë Vice Zaev, vëllai i Zoran Zaevit, si edhe Trajçe Zaev, kushëri i Zoran Zaevit./Telegrafi/

Exit mobile version