Site icon Telegrafi

Mickoski: Më 5 shkurt do të dihen kandidatët e paraqitur për kryetar shteti

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se më 5 shkurt do të dihen emrat e të gjithë atyre që do të paraqiten në shpalljen e OBRM-PDUKM-së për kryetar shteti.

“Të gjithë ata që do të paraqiten për kandidat për kryetar shteti të OBRM-PDUKM-së, opinioni do të jetë i informuar jo më vonë se 5 shkurt, ndërsa për kandidat për kryetar do të presim deri 16 shkurt ku përmes votimit të fshehtë do ta zgjedhim më të mirin”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani është e ditur që në OBRM-PDUKM ka dy kandidatura, nga deputeti Vllatko Gjorçev dhe nga një anëtar partiak.

Edhe nga LSDM po taktizojnë dhe nuk e zbulojnë kandidatin e tyre, i cili, siç njoftuan, do ta zgjedhin më 3 mars./Telegrafi/

Exit mobile version