Site icon Telegrafi

Mici flet para përballjes me Gjilanin: Do të jetë ndeshje e vështirë, por ne duam vetëm tri pikët

Nesër zhvillohet dueli i mbetur i javës së 26-të mes Prishtinës dhe Gjilanit në “Fadil Vokrri”.

Në lidhje me këtë ndeshje, për faqen zyrtare të Prishtinës, është prononcuar Gledi Mici.

Mbrojtësi i kryeqytetasve lavdëroi ekipin dhe trajnerin e Gjilanit, por në anën tjetër theksoi se ekipit të tij i duhen vetë tre pikët në këtë ndeshje.

“Do të jetë ndeshje tepër e vështirë, pasi që Gjilani ka ekip me lojtarë me eksperiencë dhe trajner motivues, plus kësaj luajnë edhe pa presion”.

“Ndërsa nga ana tjetër neve na kryejnë punë vetëm tre pikët dhe për çka kam besimin e plotë se do të japim maksimumin për ato pikë për të vazhduar tutje objektivin tonë”, ka thënë mbrojtësi i majtë, Gledi Mici.

Prishtina pas 25 ndeshjeve të zhvilluara ndodhet në vendin e tretë në tabelë me 50 pikë.

Ndërkohë Gjilani është një pozitë më poshtë me 36 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Exit mobile version