Site icon Telegrafi

Michelle Rodriguez, transparente në Kanë (Foto)

Michelle Rodriguez ka treguar thimthat e gjoksit në paraqitjen e saj në ceremoninë mbyllëse të Festivalit të Filmit në Kanë.

Pas paraqitjeve elegante në disa raste të këtij edicioni të festivalit, aktorja u ka dhënë material të gjithëve me paraqitjen e saj të fundit.

36-vjeçarja u shfaq në qilimin e kuq e veshur me një fustan të zi e që përfshinte po thuajse të gjithë trupin. Por fustani ishte aq i tejdukshëm sa lejonte të shihej lëkura e saj.

Michelle po ashtu kishte vendosur të mos veshë jelek të gjinjve, duke lejuar kështu të shihen edhe thimthat. /Telegrafi/

Exit mobile version