Site icon Telegrafi

Michelle Obama zbulon pse s’është shfaqur kurrë me flokët e saj natyralë, kur ishte ‘Zonja e Parë’

Michelle Obama thotë se amerikanët “nuk ishin gati” për flokët e saj natyralë gjatë qëndrimit të Barack Obama-s në Shtëpinë e Bardhë

Ish-zonja e parë foli në Warner Theatre në Washington DC këtë javë, për të promovuar librin e saj të ri, “The Light We Carry: Overcoming in Uncertain Times”, me ish-prezantuesen, Ellen DeGeneres.

Obama tha se ajo vendosi të drejtonte flokët pasi populli amerikan “sapo kishte filluar të përshtatej” me të paturit një familje të parë me ngjyrë, raporton Washington Post.

Megjithëse do të kishte qenë më e lehtë t’i stilonte flokët me gërsheta, Obama kujtoi se kishte menduar: “Jo, ata nuk janë gati për të”, duke iu referuar publikut amerikan.

Nga frika se flokët e saj do të përdoreshin si shpërqendrim, Obama vendosi të drejtonte ato, në mënyrë që administrata të mund të fokusohej në agjendën e saj në vend që t’u përgjigjej pyetjeve raciste për flokët.

58-vjeçarja tha se “modelet e flokëve janë një tjetër pengesë me të cilën përballen gratë me ngjyrë në vendin e punës”.

“Modelet e flokëve natyrale mund të kritikohen si më pak profesionale”, u shpreh ajo, citon Anabel.

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miratoi një akt në mars, i cili ndalonte diskriminimin në bazë të modeleve të flokëve. Senati nuk e ka miratuar ende masën. Disa shtete dhe komuna kanë miratuar versione lokale të ligjit. /Telegrafi/

Exit mobile version