Telegrafi

Michelle Obama shpjegon “reagimin e saj të çuditshëm” në inaugurimin e Donald Trumpit president (Foto)

Ish-zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, Michelle Obama ka shpjeguar “reagimin e çuditshëm” gjatë përshëndetjes me presidentin e tanishëm amerikan, Donald Trump dhe me të shoqen e tij, Melania, në ditën e inaugurimit.

Ajo ka treguar se nuk ishte në plan të “prishte” ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, por se në këtë mënyrë u përpoq të fshehte ndjenjat e saj.

Sipas saj bëhej fjalë për një reagim në momentin kur fëmijët e tyre Sasha dhe Malia morën shëtitjen e tyre të fundit nëpër Shtëpinë e Bardhë.

“Ky moment i tranzicionit, pikërisht para se të hapeshin dyert dhe ne po mirëpriteshim nga familja e re, fëmijët tanë po largoheshin nga dera e pasme në lot, duke u thënë lamtumirë njerëzve”.

“Nuk doja të shiheshin lotët në sytë e mi sepse njerëzit do të mendonin se po qaja shkaku i presidentit të ri”, ka shtuar Michelle Obama. /Telegrafi/