Ish Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara ia ka ruajtur gjatë gjithë jetës shpinën një mashkull dhe ky nuk është burri i saj i fuqishëm, Barack Obama.
Michelle Obama ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Twitter teksa shihet si fëmijë ndërsa e falënderon njeriun që e ka ndihmuar prej që ka ardhur në jetë.
Në imazh shihet ish zonja e parë kur fëmijë dhe vëllai i saj më i madh, Craigu, i cili admirohet prej saj.
Michelle 55-vjeçare ishte Zonjë e Parë nga viti 2009 deri në vitin 2017, kur burri i saj u zgjodh president i SHBA-së.
Ndryshe, ajo është shumë popullore në mesin e demokratëve, ku shpeshherë aludohet se do të shpall kandidaturën për presidente të Amerikës. /Telegrafi/
For as long as I can remember, my big brother Craig has always had my back. He's still one of my best friends today. Thanks for always coming out swinging for me, @CraigMalRob! #NationalSiblingsDay pic.twitter.com/qJwM7stz07
— Michelle Obama (@MichelleObama) April 10, 2019