Ajo është një prej femrave më me influencë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, është gruaja e cila rrëmben gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj në intervista të ndryshme.
Ajo vlerësohet lartë për faktin se i ka qëndruar shumë në krah bashkëshortit të saj, Barack Obama, veçanërisht në kohën sa ishte në pushtet.
Michelle së fundmi botoi librin e saj autobiografik ‘Becoming’, me një rrëfim të sinqertë që është pritur mirë nga të gjithë.
Libri në fjalë zbulon detaje të shumta nga e kaluara e ish-Zonjës së Parë të ShBA-ve, si: kohën e fëmijërisë, adoleshencës, e deri te koha kur kurorëzoi dashurinë e saj me bashkëshortin, Barack.
Vëmendje të madhe në paraqitjen e saj të fundit televizive, mori edhe paraqitja e saj ekstravagante, me një fustan të verdhë dhe çizmet e gjata me shkëlqim.
Ndryshe nga paraqitjet e zakonshme që bënte në takimet zyrtare dikur, ajo tashmë veçohet për ngjyrat dhe mund të eksperimentojë si të dojë me veshjet e saj.
Michelle mbante në trup një fustan të verdhë, nga koleksioni pranveror “Balenciaga”, që pritet të dalë në shitje në pranverën e vitit 2019.
Ndërkohë, ato që ranë më shumë në sy ishin çizmet e saj plot shkëlqim të së njëjtës markë, të cilat kapnin shifrën e jo më pak se katër mijë eurove.
Në këtë libër, Obama gjithashtu flet për herë të parë për abortin që ka përjetuar, dhe vështirësitë që ka pasur për sjelljen në jetë të dy vajzave të saj: Sasha dhe Malia. /Telegrafi/