Ish-Zonja e Parë dhe autorja me librin më të shitur të vitit, Michelle Obama është nominuar për një çmim Grammy për librin e saj të publikuar në vitin 2018.
Pasi u kurorëzua me titullin “Gruaja më e admiruar në botë” në fillim të këtij viti, ajo siguroi edhe një nominim në kategorinë për e librit më të mirë narrativ me fjalë, në edicionin e 61-të të “Grammy Awards 2020”, shkruan DailyMail.
Obama do të jetë kundër një përzierje eklektike të autorëve dhe argëtuesve në këtë kategori, të cilat përfshijnë vepra të poezisë dhe tregimit, si dhe libra të tjerë me zë.
Në mesin e kandidatëve të tjerë janë anëtarët e Beastie Boys, aktori-regjisori John Waters, poeti Sekou Andrews dhe muzikanti Eric Alexandrakis.
Kategoria “Spoken Word” ka një histori të gjatë të fituesve dhe kandidatëve politikë, të cilët përfshijnë burrin e Michelle Obamës, Barack, i cili dy herë e ka ngritur trofeun në vitet 2006 dhe 2008.
Libri tani i nominuar nga Grammy, “Becoming”, është afër të bëhet libri narrativ me kujtime më i shitur ndonjëherë, sipas botuesit “Penguin House”, që ka shitur më shumë se 10 milionë kopje që nga marsi i këtij viti.
Ish-presidentët e tjerë Jimmy Carter dhe Bill Klinton gjithashtu kanë katër fitore mes tyre në të njëjtën kategori. Carter së pari e fitoi në vitin 2007, përpara se të sigurojë fitoren përsëri në vitin 2016 dhe një herë më shumë në janar të këtij viti.
Klinton nga ana tjetër fitoi Çmimin “Grammy” të kategorisë “Spoken Words” në vitin 2005.
Ky është nominimi i dytë i Michelle Obamës në këtë kategori, pasi Akademia e Rekordeve e nominoi për herë të parë atë në vitin 2012 për librin e saj “American Grown”, një libër i mbushur me këshilla kopshtarie dhe receta gatimi, që gjendet në treg po ashtu në versionin audio me zë.
E diplomuara e Harvardit bëri një paraqitje të befasishme në skenë në ceremoninë e këtij viti të çmimeve “Grammy”, së bashku me të famshmet: Alicia Keys, Lady Gaga, Jada Pinkett Smith dhe Jennifer Lopez, ku foli për ndikimin që muzika ka pasur në jetën e saj.
Sa i përket asaj nëse ajo do të bashkohet me burrin e saj si një artist fitues i çmimit “Grammy”, Michelle Obama do të duhet të presë deri më 26 janar të vitit 2020, kur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve do të transmetohet në CBS. /Telegrafi/