Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, do të nisë një emision kuzhine në Netflix që i dedikohet publikut të ri në moshë.
Ajo do të jetë protagonistja dhe producentja ekzekutive e emisionit “waffles+Mochi”, i cili do të nisë të shfaqet më 16 mars.
Duke folur për emisionin e saj, Michelle ka sqaruar se përmbajtja do të jetë e përshtatshme për fëmijët.
https://www.youtube.com/watch?v=4nIO785vBPY
Në emision do të shfaqen dy kukulla me emrat waffles dhe Mochi, ndërsa ajo do të vijë si pronare e dyqanit dhe emisioni do të tregojë rrugëtimin e tyre në përpjekje për t’u bërë kuzhinierë.
Tema e emisionit është e lidhur me sloganin e Michelle, “Let’s move” (Të lëvizim) që ka shënjuar fushatën e saj për shëndetin publik që ka pasur për qëllim luftimin e mbipeshës te fëmijët.
Ndryshe, siç transmeton CNN, Michelle dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti amerikan Barack Obama, kanë nënshkruar marrëveshje disavjeçare me Netflix për prodhimin e filmave dhe serialeve me emërtimin Higher Ground Productions. /Telegrafi/