Paul Pogba duket se ka kapur shokun e tij të skuadrës së Manchester United, Bruno Fernandes duke qeshur me Michail Antonion e West Ham United pas prekjes së topit me dorë nga francezi i cili çoi në një penallti të dhënë kundër tij.
Manchester United dhe West Ham United përfunduan ndeshjen me barazim 1-1 në takimin e javës së 37-të të Ligës Premier të zhvilluar në Old Trafford.
Me këtë barazim, Unitedi kaloi në vendin e tretë në kampionat dhe ndeshja e fundit me Leicester Cityn do të vendos se kush kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, Unitedi nuk arriti të kapitalizojë West Hamin, veçanërisht me Pogban që i dhuroi një gol Çekanëve.
Reagimi dhe prekja e topit me dorë nga ylli francez ka krijuar të qeshura te ylli i West Hamit, Antonio dhe bashkëlojtari i tij Bruno Fernades.
Këta dy lojtarë u panë duke qeshur rreth prekjes së topit me dorë nga Pogba, ndërsa francezi nuk e priti aspak mirë këtë duke dhuruar një shikim ‘vrasës’. /Telegrafi/
Michail Antonio saw the funny side of Paul Pogba's handball 🧤
Paul Pogba did not 😬 pic.twitter.com/raKP5qESqo
— Soccer AM (@SoccerAM) July 22, 2020