Site icon Telegrafi

Michael Roth nga Shkupi: Kontribuoni për vendin tuaj, ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin

Deputeti i Bundestagut gjerman, njëherë edhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, Michael Roth në konferencën e sotme për shtyp në Shkup tha se vendi duhet të vazhdojë angazhimin për negociatat për anëtarësim në BE.

Roth tha se liderët politikë duhet të angazhohen që të bëhen ndryshimet kushtetuese, me çka bullgarët, bashkë me malazezët dhe kroatët do të futen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, informon Tv21.

“Unë shpresoj që tani në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të krijohen parakushte që të mund të vazhdohet angazhimi për negociatat aderuese. E di që shumëkujt aspak nuk i bie lehtë kur bëhet fjalë për këto ndryshime kushtetuese, por secili duhet ta parashtrojë pyetjen: Jo si unë mund t’i ndihmojë partisë sime, por si mund unë t’i ndihmojë dhe të kontribuojë për vendin tim”, tha mes tjerash Roth.

Gjatë qëndrimit të tij një ditor në Shkup, Roth në agjendën e tij ka pasur dhe takime dhe me disa prej personazheve politikë në vend.

Exit mobile version