Telegrafi

Michael Jordan mbeti pa rekordin mbresëlënës në NBA

Ndeshja mes Dallas Mavericks dhe Phoenix Suns kalojnë nën hijen e lamtumirës së Dirk Novitzkit.

Teksasianët shënuan fitore para shikuesve të vetë kundër ‘diellorëve’ me rezultat 120:109, ku u thye edhe një rekord i Michael Jordanit.

Në fakt, legjendari i Chicago Bullsit ishte rekordmen sa i përket lojtarit më të vjetër që ka shënuar më së shumti pikë.

Jamal Crawford me 39 vjet e njëzet ditë ka realizuar 51 pikë duke lënë pas me 50 pikë Jordanin.

Ky i fundit këto pikë i ka realizuar kur kishte 38 vjet dhe luante për Washington Wizardsin në dhjetor të vitit 2001 kundër Charlotte Hornets.

Përveç të qenit më i vjetër me 50 pikë, Crawford është i vetmi lojtar i basketbollit i cili shënoi 50 pikë si anëtar i katër klubeve të ndryshme.

Lexo po ashtu Sondazh interesant me basketbollistët e NBA-s: Prej lojtarit më të mirë i të gjitha kohërave e MVP i sezonit deri te trajneri i vitit

Ndryshe, ai luajti për tetë klube në karrierën 19-vjeçare në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA. /Telegrafi/