Për të shtatin vit radhazi, Michael Jackson kryeson listën e Forbes për pasanikët mes personave të famshëm që nuk jetojnë më.
Mbreti i muzikës pop, i cili ndërroi jetë në vitin 2009, rezulton me 60 milionë dollarë përfitime nga tetori i vitit 2018 deri më tani.
Lista e publikuar nga revista prestigjioze zbulon se të ardhurat nga muzika u rritën në 2.1 miliardë dollarë, nga 1.8 që ishin vitin e kaluar, transmeton KP.
Pavarësisht se ishte subjekt i dokumentarit të diskutueshëm, “Leaving Neverland”, katalogu i këngëve të tij dhe një shfaqje në Las Vegas, vazhdojnë të kontribuojnë në përfitimet e imazhit të tij.
Pas tij, me 21 milionë dollarë më pak të fituara, vjen një tjetër yll i muzikës, mbreti i rokenrollit Elvis Presley.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, pasuria e tij ka shkuar në 39 milionë dollarë, jo vetëm nga muzika, por edhe nga të ardhurat e mbledhura nga gati 500 mijë turistë që vizitojnë shtëpinë e tij në Memphis të Tennessee.
Në vend të tretë renditet Charles Schultz, autor i librit me vizatime që është bërë edhe film i animuar, “Peanuts”.
Lista vazhdon me golfistin Arnold Palmer, Bob Marley, John Lennon, Marilyn Monroe, Prince dhe të tjerë.