Telegrafi

Michael J. Fox bëri një paraqitje surprizë në ceremoninë BAFTA, u prit me duartrokitje nga publiku

Foto: Screenshot/YouTube

Ylli i famshëm, Michael. J. Fox, bëri një paraqitje surprizë në ceremoninë BAFTA.

Gjegjësisht, aktori rrallëherë shfaqet në publik pasi që u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit, por megjithatë vendosi të jetë pjesë e ceremonisë për çmimet prestigjioze të filmit.

Ai erdhi në ngjarje me bashkëshorten e tij, Tracy Pollan.

Me atë rast ai doli në skenë për të dorëzuar çmimin për ‘filmin më të mirë’, i cili përfundimisht shkoi për filmin “Oppenheimer”.

Megjithatë, pamja e tij i gëzoi publikun dhe ata e shpërblyen me duartrokitje në Royal Festival Hall në Londër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Michael J. Fox

Duke e prezantuar në skenë, prezantuesi i BAFTA-s, David Tennant e përshkroi atë si një legjendë të vërtetë të filmit.

Foto: Screenshot/YouTube

Disa fansa thanë në rrjetet sociale se filluan të qanin kur panë 62-vjeçarin të dorëzonte çmimin.

Meqë ra fjala, Michael J. Fox u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 1991, kur ai ishte vetëm 29 vjeç.

 

Për vite me radhë, ai e fshehu diagnozën e tij nga publiku, sepse kishte frikë se njerëzit mund ta tallnin për shkak të gjendjes së tij mjekësore. /Telegrafi/