Site icon Telegrafi

Micevski: Zaevi nuk i beson shumicës që e ka

Koordinatori i deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, sot në konferencë për shtyp, tha se Zaevi dje tregoi frikën, panikun dhe dobësinë e pushtetit.

Micevski theksoi se Zaevi nuk i beson shumicës së tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, “Maqedonia akoma nuk ka vaksina, ndërsa njerëzit vdesin çdo ditë”.

Micevski përmendi se ekonomia është para kolapsit, duke shtuar se 55 mijë persona kanë mbetur pa punë vitin e fundit.

“Me votimin e djeshëm, një gënjeshtër tjetër e madhe e Zaev dhe njerëzve përreth tij ra në ujë, dhe kjo është gënjeshtra se ai ka deputetë të opozitës që e mbështesin atë dhe do të shkojnë në kampin qeveritar”, tha Micevski./Telegrafi/

Exit mobile version