Site icon Telegrafi

Miccoli dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe i Palermos, Fabrizio Miccoli, është dënuar me tre vjet e gjysmë burg për zhvatje.

Gjykata në Palermo ka vërtetuar se ish-futbollisti italian ka kërkuar nga miku i tij, Mauro Lauricella (djali i mafiozit Kalsa), që t’i nxirrte 12.000 euro për të, para që ishin të lidhura me udhëheqjen e një diskoteke.

Miccoli ka qenë në dy raste në pronësi të Juventusit (2002-2004 dhe 2005-2007)

Lauricella ka përdorur metoda të dhunshme për nxjerrjen e parave, megjithëse ishin rimarrë vetëm 2.000 euro.

Ai dhe Gioacchino Amato janë akuzuar për zhvatje të stilit mafioz (krime që dënohen deri në dhjetë vjet burg).

Mirëpo, Amato është liruar kurse Lauricella është dënuar për krim më të vogël, për dhunë private, duke u dënuar me një vit lirim me kusht.

Miccoli ka luajtur për Italinë U-18 dhe U-21, si dhe një vit ka qenë pjesë e përfaqësueses së parë

Miccoli i ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij duke thënë se nuk e ka ditur lidhjen e mikut të tij me mafinë.

Avokati i ish-futbollistit ka theksuar se nuk pasur zhvatje dhe se do të bëjë apel ndaj vendimit.

“Miccoli është shumë i hidhëruar dhe i pikëlluar, sepse ai e di se është i pafajshëm”.

“Ai nuk ka kurrfarë lidhje me këto akuzime dhe ne do të përpiqemi ta dëshmojmë këtë në procesin e apeleve”, u ka thënë gazetarëve avokati Giovanni Castronovo. /Telegrafi/

Exit mobile version