Telegrafi

Milani tenton transferimin e super-talentit të Bayernit

Milani shpreson që të transferojë në këtë verë lojtarin e talentuar të Bayern Munichut, Mickael Cuisance.

Rossonerët po planifikojnë që të bëjnë disa ndryshime në skuadër, madje t’i largojnë edhe disa lojtarë që janë mbi të 30-tat.

Skuadra italiane po punon që ta rikthejë moshën mesatare 25 vjeç në klub, derisa Mickael Cuisance ka përfunduar në radarin e tyre.

Gazzetta dello Sport raporton se Milani beson që lojtari mund të përshtatet mjaftë mirë në strategjitë e lojës së tyre dhe po tentojnë të transferojë atë.

Bavarezët kanë paguar 12 milionë euro për transferimin e 20-vjeçarit nga Borussia Monchengladbachu, gjersa refuzojnë shitjen e tyre.

Por, një ofertë prej 25 milionë eurove, mund të ndryshojë qëndrimin e Bayernit, e që Milani e dëshiron fillimisht i huazim me të drejtë blerje. /Telegrafi/