Miami Heat ka kaluar në rrethin tjetër të play-offit në NBA, pas fitores së ngushtë ndaj Indiana Pacers.
Miami vazhdoi me serinë e fitoreve ndaj kundërshtarin në 4-0, derisa pritej nga ta që të kalonin në çerekfinale të paly-offit.
Miami Heat fitoi 99-87 kundër Pacers, derisa koshashënuesi më i mirë ishte i këtyre të fundit, Victor Oladipo me 25 pikë, derisa pas tij vije slloveni i Heat, Goran Dragić me 23 sosh.
https://www.youtube.com/watch?v=3omesDucFic&ab_channel=MLGHighlights
Fitore në këtë rreth të play-offit ka shënuar edhe Los Angeles Lakers që ka mposhtur Portland Trail Blazers me rezultat 135-115, derisa ka një dominim 3-1 në fitore në 1/8 e finales.
LeBron James ishte më i mirë i këtij takimi, duke realizuar 30 pikë për LA Lakers, derisa boshnjaku i Portland, Jusuf Nurkić kishte dhjetë më pak. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1ZTNV2Zomck&ab_channel=MLGHighlights