Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi, ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Mia Mala” titullohet kënga e tij e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga artisti Lindon Berisha, kurpse për muzikën dhe aranzhmentin u përkujdes Sokol Koci.
Miksimi dhe masterizimi ndërkaq iu besua Alsked Renjës.
Videoja u realizua nga produksioni ‘Prive Films’.
Këngën tanimë të plotë e gjeni në YouTube në kanalin zyrtar të këngëtarit shqiptar.
Shpati gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktiv edhe me mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/