Aktorja e popullarizuar pornografike, Mia Khalifa, ka bërë një shfaqje të papritur në Sky Sports, pasi i ishte mundësuar qasja në të gjitha zonat gjatë ndeshjes ndërmjet Watfordit dhe Arsenalit.
26-vjeçarja është dukur mjaft e disponuar dhe është fotografuar teksa kalonte çaste të mira në stadium.
Ylli i lindur në Bejrut ishte ftuar në njërin prej bokseve, ndërkohë që në profilin e saj në Instagram (ku numëron mbi 17.3 milionë ndjekës) ka publikuar fotografi dhe video nga kjo përvojë e saj.
Oi Oi! pic.twitter.com/jvc5EcuUbe
— Mia K. (@miakhalifa) September 16, 2019
Ajo ishte veshur me fanellën e Watfordit, ndërsa nuk kanë munguar edhe momentet festive kur skuadra nikoqire ka shënuar.
“Nuk mund të besoj se më është dhënë mundësia ta shoh nga dora e parë Watfordin duke luajtur me Arsenalin, edhe pse ishte barazim, ishte elektrike. Kam vendosur që tash e verdha të jetë ngjyra ime zyrtare”, ka shkruar Khalifa në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Here we have Mia Khalifa celebrating a Watford goal by sinking in a beer. Yes you heard that correctly 🤣#watfordfc #arsenal pic.twitter.com/ZJXjiDyUYB
— 🐝 (@Toby_Hornet) September 15, 2019