Pas reshjeve të borës, rruga për në Brezovicë është bërë e papërshtatshme dhe ka vështirësi qarkullimi me vetura, ku shumë prej tyre kanë mbetur të bllokuara për shkak të reshurave të mëdha të borës që kanë rënë atje.
Një grup i njerëzve që bredhin vendeve turistike në Kosovës, i quajtur “Kosovo Outdoor GURU”, ka publikuar fotografi në Facebook nga Brezovica, ku kanë bërë apel që qytetarët mos të nisen për atje.
Ministria e Infrastrukturës bënë apel që të mos nisen rrugës për në Brezovicë pa pajise dimërore.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, tha për Telegrafin se rruga është e hapur deri te skilifti.
“Rruga është e hapur deri 200 metra afër skiliftit dhe kërkojmë nga qytetarët që të kenë kujdes dhe mos të nisen pa pajisje dimërore, sepse ka të reshura të mëdha dhe temperatura aktuale ne Brezovicë është -11 gradë Celcius”, tha për Telegrafin, Kadriu.
Ai tha se u bënë apel Policisë së Kosovë që të mos lejohet asnjë veturë që është pa pajisje dimërore.
“Kërkojmë nga Policia e Kosova që veturat që janë pa pajise dimërore të kthehen mbrapa”, tha ai. /Telegrafi/