Telegrafi

M’Gladbach deklaratë zyrtare për ofertën e Arsenalit

Drejtori sportiv i Borussia Monchengladbachut, Max Eberl, refuzuar lajmin se Arsenali ka bërë ofertë zyrtare për Granit Xhakën.

“Gunners” thuhej se kanë ofruar 43 milionë funte për blerjen e futbollistit kosovar.

Por, Eberl ka insistuar se klubi nga Bundesliga nuk ka marrë asnjë ofertë nga Arsenal për Xhakën.

“Nuk ka ndonjë ofertë zyrtare për Xhakën. Është e natyrshme që ka interesim për një lojtarë të tillë. Deri me tani nuk ka diçka konkrete. Ne duhet të presim”, tha Eberl për Deutsche Presse-Agentur.

Xhaka është një prej lojtarëve më të mirë në Bundesliga. /Telegrafi/