Telegrafi

MF-ja bën lëshimin e pagave për mësimdhënësit me rritjen 0.5% të përvojës së punës

Ministria e Financave sot ka bërë lëshimin e pagave për muajin prill për mësimdhënësit dhe stafin administrativ e teknik në arsimin parauniversitar me rritje për përvojën e punës deri në vitin 2015. Pagesa për përvojën e punës paguhet në pagën bazë të muajit mars 2015.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, pagat e mësimdhënësve do të dalin sot në llogaritë e tyre në bankat komerciale. /Telegrafi/