Pas një sezoni të ngarkuar me koncerte, Kida filloi pushimet në një vend tropikal e tashmë duket se është rikthyer me plot energji për projekte të reja.
Këngëtarja simpatike përmes një postimi në InstaStory ka treguar është drejt finalizimit të albumit që pritet të publikohet së shpejti.
Bashkangjitur me këngën e saj të re “Dinero”, këngëtarja tha se mezi po e pret lansimin e tij.
“Mezi po pres, albumi po vjen shumë, shumë shpejt”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e postimit.
Kënga e fundit “Dinero” u publikua vetëm pak ditë më parë dhe u prit mirë nga fansat e këngëtares, deri tani projekti ka afro 1 milion klikime në YouTube.
Ndërkohë, Kida ka vazhduar të postoi edhe imazhe tjera nga pushimet, duke theksuar format e saj të trupit të cilave këngëtarja u kushton shumë rëndësi. /Telegrafi/